HomeSociale

“Jemi në emergjencë kombëtare”, Basha thirrje Ramës

Në një videokonferencë online me gazetarët, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se sot qeveria ka njoftuar përmes APP anulimin e prokurorimeve që nuk lidhet me emergjencën e COVID-19.

“I kam kërkuar qeverisë të anulojë cdo procedurë prokurorimi që nuk lidhet me emergjencën e COVID -19. Sot mësuam, nga APP se qeveria ka vendosur anulimin e prokurimeve, uroj të jetë një lajmi i vërtetë. Më mirë vonë se kurrë. I kërkoj qeverisë ta ktheje në vendim të qartë e të prerë. Sot emergjenca është menaxhimi i situatës mjekësore.

Kërkesa e opozitës është kthyer në njoftim të APP, e shumë shpejt uroj të kthehet në vendim. Tenderat abuziv e të panevojshëm duhet të anulohen me vendim qeverisë. Por edhe ky njoftim është i mirëpritur. Ndonëse I vonuar e përshëndes këtë hap, nëse zbatohet do I kursejë shqiptarëVE 200 mln euro.

KërkoJ transparencë totale në zbatimin e këtij vendimi. Do monitorojmë në mënyrë të përditshme që mos ketë asnjë hapsirë për abuzuesit. Cdo procedurë duhet të jetë transparente.

Transparenca do të mbetet fokusi ynë për të mbrojtur cdo qindarkë të taksapagueseve I cili duhet të shkojë në shërbim të shëndetësisë.”- u shpreh Basha.

Basha tha se vendi është në krizë kombëtare, ndërsa ka shtuar se qeveria duhet të shtojë ndihmën.

Sot duhet të përsëris kërkesën urgjente për anulimin me vendim të qeverisë të të gjithë koncesioneve. Kjo të bëhet në mënyrë që të mbështeten të gjitha shtresat sociale. Qeveria nuk thotë se cfarë do të bëhet me 30 mijë biznese të vogla. Kemi një paketë anemike. Cfarë do të bëhet me dhjetëra dhe mijëra të papune. Cfarë do të bëhet me mbi 70 mijë familje që nuk përfitojnë nga kjo paketë.

Cfarë do të bëhet me ambulantët, me fermerët, cfarë do të bëhet me qindra dhe mijëra të biznesve që janë mbyllur. Plani që i kemi kërkuar është i bëshëm. Kërkojmë paketë të plotë. Mediat kanë pasqyruar pamje rrëqethëse të kryefamiljarëve. Ne do të bëjmë gjithcka për shëndetin dhe mirëqenien e shqiptarëve. Sot jemi në krizë kombëtare”, tha Basha.

Lulzim Basha theksoi se në këtë moment duhet vepruar si një familje, duke vlerësuar se paketa duhet të bëhet më e pakta sa buxheti i Kosovës.

“Ne duhet të veprojmë si një familje. Sot, jo nesër, të plotësojmë paketën me të paktën sa buxheti i Kosovës. Sot, sa më parë t’ju vijë në ndihmë familjeve në nevojë dhe bizneseve. Këshilltarët ekonomikë të qeverisë Rama i kanë bërë thirrje atij që të përkrahë kërkesat e opozitës”, u shpreh Basha.

Madje lideri opozitar ka zbuluar se në 72 orët e fundit i janë 10- fishuar mesazhet e ardhur nga qytetarët kryesisht nga familje në nevojë që nuk kanë asnjë ushqim  dhe asnjë të ardhur.

”Dokumenti është bërë publik prej 2 javësh në mënyrë të përsëritur është shpallur publikisht kostoja për të gjitha masat.

Mbledhja e kësaj kostoje ka shkuar në 90 milionë euro si pjesë e paketës ndihmëse për të gjitha kategoritë, ata në nevojë, ata që kanë humbur të ardhurat dhe sipërmarrja.

Gjithçka me transparencë dhe publike. Nuk është koha për të harxhuar kohë për të sulmuar opozitën dhe pastaj për të pranuar propozimet me vonesë.

Nuk po bëhet propozimet tona pa doganë dhe për fushtaë.  Deri tani janë adoptuar disa në letër. I bëjmë thirrje t’i zbatojnë.

Nëse Shqipëria me buxhet dy herë më të madh se Kosova dhe Kosova ka 3-fishin në pakteë atëhere nuk mund t ëpranohet. Të paktën Shqipëria të ngrihet në nivelin e Kosovës. Minimalisht duam atë të Kosovës. Plani ynë ësht realist dhe të adoptohet. Për pasojat ekonomike ka filluar një muaj edhe më i vështirë. Në 72 orët e fundit është 10- fishuar nr i mesazheve nga familjet në nevojë që nuk kanë as ushqime dhe as financa.

Kjo është detyrë e qeverisë, nuk mund të bëhet me vullnetarizmin e shoqërisë dhe opozitës. 120 milionë euro duhet të derdhen tek emergjencat. E pafalshme mos rishihet buxheti dhe ato shpenzimet operative dhe publike.

Kërkesa ime është t’u sigurohet ushqimi dhe e ardhmja. Bosh janë frigoriferët e shqiptarëve, kontot e qytetarëve dhe sipërmarrjeve. Duhe 3- fishim i paketës së pamjaftueshme.

Të fillojë dhe zbatimi i kësaj. Sot është 1 prilli. Dhe paratë të cilat duhet të ishin për të siguruar përditshmërinë e tyre nuk janë aty. Kjo është e pafalshme. Barku bosh i fëmijëve nuk pret. Në shpirtin e konstruktivitetit, duke përshëndetur hapin e vonë me anulimin e tenderimeve publike dua edhe hedhjen e hapave të tjerë për të mos cënuar shqiptarët apo ekonominë.”- tha Basha.

Kreu i PD tha se sot kemi mundësi të bëjmë shumë për të shmangur rënien e Shqipërisë vertikalisht në një greminë, ndaj dhe sipas tij, nuk ka më kohë për të humbur, por duhen zbatuar menjëherë propozimet e opozitës.

“Nëse do ishte treguar kujdes me qindarkat e shqiptarëve, nëse s’o ishte treguar arrogancë ndaj biznesit, fermerëve, shtresës së mesme, nëse taksat s’do ishin rritur, nëse paratë e shqiptarëve do administroheshin me kujdes, padyshim që Shqipëria s’do ishte në atë zonë të rriskut të lartë. Sot kemi mundësi të bëjmë shumë për të shmangur rënien e Shqipërisë vertikalisht në një greminë. Nuk ka më kohë për të humbur, këto hapa duhen hedhur menjëherë. Dua të falënderoj këshilltarët e huaj që i kanë kërkuar qeverisë të ndjekë hapat e kërkuara nga opozita për lehtësira për biznesin.

Paketa jonë është paraqitur publikusht. Le të mos kërkojmë shkaqe apo pretekste te mosparaqitja e paketës. Paketa është e qartë. Qeveria tregohet shumë e vëmendshme ndaj asaj që thotë opozitë. Le të mos i sulmojë, para se t’i pranojë. Le t’i pranojë, dhe sa herë t’i pranojë, ne do t’i përshëndesim. Këtu nuk ka asgjë të fshehtë, ajo që kërkohet është që qeveria jo vetëm të dëgjojë, por edhe të veprojë, sepse sot realisht frigoriferët, tryezat, xhepat e shqiptarëve janë bosh”, tha Basha


TË NGJASHME