HomeShëndeti

Jemi në stinën e tyre, duhet të hani sa më shumë gështenja

Pavarësisht mënyrës se si preferoni që t’i konsumoni, të pjekura shumë apo të ziera, diçka është e sigurt: gështenjat kanë përmbajtje të lartë të karbohidrateve dhe ndryshe njihen si buka e preferuar në tryezat e të varfërve. Gjithashtu, falë pasurisë me vlera ushqimore, ato ndryshe njihen edhe si “bekimi” i stinës dhe madje ilaçi më i mirë kundër sëmundjeve sezonale.

Ato japin një shpërthim energjie

Një grusht gështenja përmban rreth 25 gram niseshte, domethënë sheqerna të cilat thithen ngadalë nga trupi, duke bërë të mundur ruajtjen në nivele të qëndrueshme të sheqerit në gjak: ky është çelësi për të mos pasur energji të ulët dhe për të luftuar problemet e ndryshme mendore.

Mirupafshim dhimbje muskujsh
Fara e gështenjës gjithashtu përmban një sasi të mirë të kripërave minerale. Në mënyrë të veçantë ata janë të pasura në kalium (rreth 400 gram për 100 gram të produktit), e cila ndihmon për të parandaluar dhimbje të shpeshta, monitoron funksionimin e duhur të muskujve, mban nën kontroll presionin e gjakut dhe rregullon nivelin e ujit.

Cila është metoda e gatimit më pak kalorike?
Gështenjat përbëhen nga karbohidratet 84%, lipidet 9% dhe proteina 7%, kështu që marrja e kalorive është paksa e kufizuar. Por, cila është metoda më e shëndetshme e gatimit, e cila nuk kërcënon veçanërisht fizikun tuaj? Nuk ka dyshim për ata që duan të flenë pa merak, zierja e tyre është metoda më efikase. Një grusht gështenja të ziera (rreth 100 gram) përmban 120 kalori. Gështenja e pjekur, veçanërisht e dashur për shijen e veçantë përmban 193 kcal për 100 gramë të produktit. Ato të thatat, të cilat zakonisht blihen në supermarket, janë më shumë kalorike, sepse ato përmbajnë 287 kcal.


TË NGJASHME