HomeModa

Jemi vetëm në muajin prill, por çdokush po i vesh këto 6 bluza super stil

Me kapriçot e shpeshta të motit, si supozohet të vishemi gjatë gjithë ditës? Mirë do ishte të dëgjonin këshillat e mamasë, por edhe po t’i hidhnim një sy trendeve të fundit në Instagram nuk do të bënim keq.

Pranvera dhe vera kërkojnë një garderobë tjetër dhe ky është një fakt që askush nuk mund ta mohojë.

Shkoni më poshtë për të parë modelet e bluzave apo kanotiereve që mund t’i vishni që tani. Mjafton t’i shoqëroni me një triko sipër.

Një kanotiere trikotazhi si e vrapuesve Shpesh këtë model e kemi lidhur me të vrapuarit apo me të shkuarit në palestër dhe prandaj e kemi shmangur. Tani është koha t’i jepni një tjetër vlerë duke e veshur në përditshmërinë tuaj. Mund të zgjidhni ngjyrat neon ose ngjyrat e tokës. Kanotieret prej trikotazhi nuk janë vetëm për në dimër.

Këmishat me mëngë të tejdukshme

Kur dita zgjatet dhe temperaturat rriten, veshjet tona bëhen gjithnjë e më shumë minimaliste. Të tilla janë edhe këto këmisha që shihni, shumë të lehta dhe me mëngë të tejdukshme.

Kanotieret ose bluzat me një krah

Kanë qenë shumë të preferuara në vitet ’90 dhe nuk mund ta injorojmë dot këtë fakt. Tani kjo tendencë është rikthyer. Këto stile bluzësh shkojnë shumë me pantallona të shkurtëra apo me pantallona oversize (të gjera). Nëse preferoni ngjyrat nude, do e bëni veshjen tuaj të duket shumë e shtrenjtë.

Bluzat me jakë katrore

Është shumë i suksesshëm si model dhe i përshtatshëm për çdo numër gjoksi. Dizajni me zebra është shumë i preferuar. Thuajini po edhe copave me pika.

Bluzat e ngjyrosura 

Po bëhen një trend i kohës, madje dhe modelet e kanë përqafuar këtë koleksion të ri të “Ralph Lauren”.

Bluzat ngjyrë lejla e lehtë

Zgjidhni këtë ngjyrë dhe nuk do të zhgënjeheni. Janë shoqëruese ideale për fundet e shkurtëra.

Burimi: Who What Wear 


TË NGJASHME