HomeShëndeti

Jeni duke përdorur këto produkte për fytyrën? Ndaloni menjëherë

Lëkura është pjesa më delikate e trupit të njeriut sidomos fytyra. Me produktet që kemi në shtëpi bëjm maska të ndryshme por nuk dim që shumë prej produkteve mund të dëmtojnë fytyrën dhe duhet t’i shmangni absolutisht.

Këto janë disa përbërës që duhet t’i shmangni:

Majoneza!

Majoneza i jep një shije shumë të mirë ushqimeve që konsumoni por a duhet përdorur në fytyrë? Apsolutisht jo, sepse majoneza bllokon poret edhe mund ta përkeqësoj lëkurën edhe ta mbush me puçrra. Shmangeni sa më shumë.

Sodë buke!

Nëse përdorni sodën e bukës në fytyrën tuaj, rrezikoni të çrregulloni ekuilibrin e pH të lëkurës. Soda mund ta bëj lëkurën shumë të thatë.

Shampo!

Në të vërtetë askush nuk përdor shampon për të larë fytyrën, por nganjëherë na bie kur jemi duke larë flokët. Mundohuni shmangni kontaktin e saj me lëkurën e fytyrës, sepse mund ta bëjë të thatë edhe me rrudha.

Limoni!

Po e dim që është e habitshme sepse disa pika limoni këshillohen në maska sidomos kur e keni lëkurën me pucrra. Por agrumet në përgjithësi përmbajn disa acide që mund të dëmtojnë lëkurën. Zëvendësuesi i limonit, për maska do të ishin domatet.

Kremi i trupit!

Ky është një tjetër gabim që bëjnë njerëzit pasi mendojn se kremrat e trupit përdoren edhe në fytyrë. Kremrat e trupit janë më të trash se kremrat e fytyrës edhe kështu duhet të përdoret vetëm për trupin sepse në fytyrë mund të shtojn puçrrat më shumë.

Sapuni!

Nëse doni të lani fytyrën me sapun duhet të këshilloheni me një dermatolog që tju jap sapunin që ju përshtatet. Duke përdorur sapunat e thjeshtë mund të acarojmë fytyrën të thajmë lëkurën edhe ta bëjmë të kuqe.

Gjithmon gjeni produktet që ju përshtaten për një lëkurë sa më të butë pa puçrra dhe me shkëlqim.


TË NGJASHME