HomeModa

Jeni lodhur nga trendet e zakonshme të thonjve? Ja trendet e radhës

Shpeshherë jemi në kontakt me rrjetet sociale, në të cilën mund të njihemi me trendet më të reja të thonjve. Nëse jeni lodhur nga trendet e zakonshme të thonjve, atëherë kemi një lajm të mirë për ju. Trendi i ri është ai i thonjve të shpuar. Quhet kështu pikërisht sepse në thonj, përveç ngjyrës dhe dizajnit që mund ta zgjidhni sipas preferencave, krijohet një vrimë në forma të ndryshme, kryesisht zemre.

E para që na njohu me këtë trend ishte Rita Ora, e cila postoi në Instastory një video që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve pikërisht për shkak të thonjve, të cilët në majat e tyre kishin nga një shpim në formë zemre. Të gjithë u bënë kuriozë të dinin nëse ishin thonjtë e saj natyralë dhe si mund të realizohej kjo gjë. Në fakt sekreti qëndron te zgjatimet me xhel që artistja e thonjve, Britney Tokyo i ka bërë këngëtares. Por kjo metodë përdoret edhe nga artiste të tjera thonjsh dhe është një trend që po përhapet në masë.

Tani e dini çfarë të kërkoni në takimin e radhës tek estetistja: thonj të shpuar.


TË NGJASHME