HomeTeknologji

Jeni mërzitur në shtëpi? Ja lista e muzeve më të famshëm që ofrojnë ture virtuale

360 grade tur ne muze

Efektet e distancimit social nuk janë të papërfillshme, si pasojë duhet të kemi një kujdes të veçantë ndaj tyre. Megjithëse, ne të gjithë, duhet të përpiqemi në maksimum të qëndrojmë të zënë duke e mbajtur veten aktiv dhe duke punuar nga shtëpia. Për fat të mirë, ka më shumë se një mënyrë për të hequr mërzinë e të qëndruarit brenda shtëpisë. Perveç filmave në televizion dhe kompjuter, tashmë është koha që të zgjeroni horizontet tuaja me disa ture virtuale në muzet më të famshme në botë.

“Ecni” nëpër disa nga institucionet më prestigjioze kulturore në botë, si Muzeu Amerikan i Historisë Natyrore, pastaj shkoni për një “udhëtim” në parkun e ri Diznei Frozen për fëmijët. Dhe pavarësisht moshës tuaj, ne mendojmë se të gjithë do i shijojnë disa pamje live të pandave që luajnë në kopshtin zoologjik. Më poshtë kemi rënditur të gjitha institucionet që e ofrojnë këtë shërbim.

19 Muzetë më të famshëm

19.Luvri: Në pamundësi të rezervoni një biletë për në Paris për të parë disa nga pjesët në muzeun më të madh të artit në botë. Louvre ka hapur ture falas në internet me tre ekspozita të famshme, përfshirë antikitetet egjiptiane.

Klikoni KËTU për turin online në Luvër 

18.Muzeu Solomon R. Guggenheim: Punimet e Pablo Picasso, Piet Mondrian, Jeff Koons dhe Franz Marc janë vetëm disa nga 625 artistët, punimet e të cilëve janë një pjesë e koleksionit Guggenheim Online.

Klikoni KËTU për turin online në Muzeun Solomon R. Guggenheim 

17.Muzeu Kombëtar i Historisë Natyrore Smithsonian: Lëvizni sipas terezisë përmes turit 360-gradë në dhomën e çdo ekspozitë në muze.

Klikoni KËTU për turin online në Muzeu Kombëtar Smithsonian

16.Muzeu Van Gogh: Shikoni nga afër e veprën më të famshme të piktorit impresionist.

Klikoni KËTU për turin online në Muzeun Van Gogh 

15.Muzeu Getty: Galeria Premierës në Los Angeles ka dy ture virtuale, duke përfshirë “Eat, Drink, and Be Merry”, i cili është një pajme nga afër e ushqimit në Mesjetë dhe  në kohën e Rilindjes.

Klikoni KËTU për turin online në Muzeun Getty

14.Muzeu i Vatikanit : Kapela Sistine, Bazilika e Shën Pjetrit dhe Dhoma e Raphael-it, janë vetëm disa nga vendet që mund të shihni në turneun virtual të Vatikanit.

Klikoni KËTU për turin online në Muzeun e Vatikanit 

13.Muzeu Thyssen-Bornemisza: Muzeu i artit që duhet të vizitohet medoemos, në Madrid, ka veprat e disa prej artistëve më të famshëm të kontinentit si Rembrandt dhe Dali, tashmë të ofruara në internet.

Klikoni KËTU për turin online në Muzeun Thyssen-Bornemisza

12.Muzeu Georgia O’Keeffe : Gjashtë ekspozita virtuale janë në dispozicion në internet nga ky muze i quajtur “Mother of American modernism.”

Klikoni KËTU për turin online në Muzeun Georgia O'Keeffe 

11.Muzeu Kombëtar i Antropologjisë, Mexico City: Zhytuni në historinë para-hispanike të Meksikës me 23 dhoma ekspozitash plot me objekte Maya.

Klikoni KËTU për turin online në Muzeun Kombëtar të Antropologjisë

10.Muzeu Britanik, Londër: Rosetta Stone dhe mumjet egjiptiane janë vetëm disa gjëra që ju mund të shihni në një turet virtuale në këtë muze.

Klikoni KËTU për turin online në Muzeun Britanik 

9.NASA: Të dy Qendra Kërkimore Langley e Virxhinias dhe Qendra Kërkimore Glenn e Ohajos ofrojnë ture online falas. Gjithashtu, mund të provoni disa modalitete mbreslënëse përmes aplikacionit The Space Center Houston.

Klikoni KËTU për turin online në NASA 

8.Muzeu Kombëtar i Historisë së Grave: Festoni Ditës Ndërkombëtare të Grave me ekspozita në internet dhe histori me gojë nga muzeu i Virxhinisë.

Klikoni KËTU për turin online në Muzeun Kombëtar të Historisë së Grave

7.Muzeu Metropolitan i Artit: Megjithëse Met Gala u anulua këtë vit, ju ende mund të keni hidhni një sy në “ Costume Institute Conversation Lab” i cili është një nga 26 ekspozitat në internet të institucionit.

Klikoni KËTU për turin online në Muzeun Metropolitan të Artit 

6.Muzeu i Lartë i Artit, Atlanta: Ekspozitat e njohura në internet të këtij muzeu përfshijnë fotografi të të drejtave civile. Ato janë foto që kapin momente proteste sociale si Freedom Rides dhe arrestimin e Rosa Park.

Klikoni KËTU për turin online në Muzeun e Lartë të Artit 

5.Instituti i Arteve i Detroit: Ikona e artit meksikan Frida Kahlo është pika qendrore e dy prej katër ekspozitave të disponueshme në internet.

Klikoni KËTU për turin online në Institutin e Arteve në Detroit 

4.Rijksmuseum, Amsterdam: Epoka e Artë e artit holandez është motivi në këtë muze i cili përfshin veprën e Vermeer dhe Rembrandt.

Klikoni KËTU për turin online në Rijksmuseum 

3.Muzeu Kombëtar i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara: Ju nuk mund të udhëtoni në aeroplanin presidencial të Franklin D. Roosevelt, por mund ta kontrolloni atë nga afër. Përveç tij mund të shikoni armë dhe avionëve të tjerë, në muzeun zyrtar të forcës ajrore në internet

Klikoni KËTU për turin online në Muzeun të Forcave Ajrore të SHBA

2.MoMA (Muzeu i Artit Modern): Koleksioni i gjerë i New York-ut është gati për t’u parë në internet.

Klikoni KËTU për turin online në Muzeun e Artit Modern

1.Muzeu i Arteve të Bukura, Boston: Të 16 ekspozitat virtuale përfshijnë një seksion të veçantë për Modën e shekullit të 21.

Klikoni KËTU për turin online në Muzeun e Arteve të Bukura 

8 Kopshte Zoologjike dhe Akuariumet më të mëdha

8.Kopshti Zoologjik i Sinsinatit: Kontrolloni rreth orës 3 p.m., sepse kjo është koha kur Kopshti Zoologjik mban çdo ditë Safari Home në profilin e saj në Facebook.

Klikoni KËTU për turin online në Kopshtin Zoologjik i Sinsinatit 

7.Kopshti Zoologjik në Atlanta : Kopshti zoologjik i Xhorxhisë mban një transmetim të drejtpërdrejtë “Panda Cam” në faqen e saj të internetit.

Klikoni KËTU për turin online në Kopshtin Zoologjik në Atlanta 

6.Akuariumi në Xhorxhia: Kafshët ujore si pinguinët afrikanë dhe balenat e Beluga janë yjet e shfaqjes live të këtij akuariumi.

Klikoni KËTU për turin online në Akuariumi në Xhorxhia

5.Kopshti Zoologjik në Hjuston: Ka shumë kafshë të ndryshme, të cilat mund t’i shikoni me kamerën e drejtpërdrejtë të këtij kopshti zoologjik. Ne ju rekomandojmë shumë të shikoni elefantët lozonjarë.

Klikoni KËTU për turin online në Kopshtin Zoologji në Hjuston 

4.Akuariumi Shedd: Ky akuariumi i Çikagos ndan disa pamjet mjaft të adhurueshme në prapaskenë, të banorëve të saj në Facebook.

Klikoni KËTU për turin online në Akuariumin Shedd

3.Kopshti Zoologjik në San Diego: Ky kopsht zoologjik ju lejon të zgjidhni midis koalave, arinjve polarë dhe tigërve, duke ndenjur ulur në shtëpinë tuaj.

Klikoni KËTU për turin online në Kopshti Zoologjik në San Diego

2.Akuariumi në Monterei Bei : Ju jep mundësinë të shikoni peshkaqenët live çdo javë falë pamjeve të drejtpërdrejta në internet të ekspozitës së tyre.

Klikoni KËTU për turin online në Akuariumin në Monterei Bei 

1.Akuariumi Kombëtar: Shëtisni nëpër ujërat tropikalë në tundrën e akullt në këtë ture të akuariumit të famshëm, me seli në Baltimore.

Klikoni KËTU për turin online në Akuariumi Kombëtar 

3 Parqet Argëtuese për fëmijë

3.Walt Disney World: Gjeni kohën e duhur, sepse ka shumë për të parë këtu. Udhëtimet virtuale që mund të bëni përfshijnë Mbretërinë Magjike dhe Mbretërinë e Kafshëve. Po ashtu mund të gjeni video jozyrtare në YouTube që të ndjehen sikur ju jeni në turet e famshme si Frozen Ever After, Monsters, Mike & Sulley to Rescue dhe Pirates of the Karaibe.

Klikoni KËTU për turin online në Walt Disney World

2.Resorti në Florida LEGOLAND: Great Lego Race dhe Miniland USA janë vetëm dy nga atraksionet që mund t’i shikoni në një turne virtual.

Klikoni KËTU për turin online në LEGOLAND 

1.SeaWorld Orlando: Turneu virtual i Seaworld përfshin një turne të Discovery Cove dhe opsionin për të “hipur” slitën e çelikut Mako.

Klikoni KËTU për turin online në SeaWorld 

TË NGJASHME