HomeShowbiz

Jennifer Aniston thyen rekord përsëri në Instagram, fotografia e saj merr mbi tetë milionë pëlqime në vetëm disa orë

Aktorja e famshme botërore, Jennifer Aniston, prej vitesh i rezistoi tundimit për të qëndruar larg rrjeteve sociale, derisa në muajin tetor të vitit të kaluar u bë me llogari në Instagram dhe jo vetëm.

Ajo vendosi rekord botëror për vetëm gjashtë orë edhe pse fillimisht i shkaktoi këtij rrjeti social disa probleme teknike.

Ndërkohë si foton e parë në këtë rrjet, Jennifer zgjodhi një me miqtë e serialit “Friends”, e cila u pëlqye nga plot 9.1 milionë ndjekës dhe mbi 380 mijë komente.

Dhe tani, Aniston duket se po e bën të njëjtën gjë me një fotografi tjetër të ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj zyrtare të dielën.

“Përshëndetje nga vajzat nga ana tjetër e korridorit”, shkroi Jennifer, me fotografitë e ribashkimit të Phoebe, Monica dhe Rachel.

Siç shihet, në vetëm pak orë fotografia ka fituar më shumë se tetë milionë pëlqime.

View this post on Instagram

Hi from the girls across the hall ??

A post shared by Jennifer Aniston (@jenniferaniston) on

Ky është një rekord i ri i 50-vjeçares që po vazhdon të pushtojë tabloidet e huaja, dhe kjo është e diskutueshme pasi aktorja ka mbledhur mbi 23.9 milionë ndjekës.

“Ne kemi nevojë për këtë lloj përmbajtje”, “Është shumë bukur t’ju shoh së bashku”, “Motra”, “Fotografi e përkryer”, ishin vetëm disa nga komentet në profilin e saj.


TË NGJASHME