HomeShowbiz

Jennifer Lopez dhe i fejuari i saj drejt altarit, zbulon detaje nga dasma

Dyshja e famshme Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kanë nisur përgatitjet për dasmën e shumëpërfolur. Në një video që J.Lo ka postuar në kanalin e saj në YouTube, “It’s My Party” , ka treguar disa detaje rreth përgatitjeve të dasmës.

J.Lo ka zbuluar se dasma do të mbahet vitin tjetër dhe shprehet se dëshiron një dasmë gjigante. Kësaj radhe ylli i muzikës dëshiron që të organizojë edhe një ceremoni në kishë, pasi nuk është martuar kurrë në kishë.

Jennifer ka qenë e martuar tri herë, dy herët e para martesa ka zgjatur vetëm pak muaj, ndërsa me Marc Anthony-n, babain e fëmijëve të saj ka zgjatur 10 vite.


TË NGJASHME