HomeShowbiz

Jennifer Lopez do të lërë jetën luksoze për të jetuar në fshat

Ylli i Hollywood, Jennifer Lopez dëshiron të ketë një jetë mondane dhe këtë e ka konfirmuar vetë ajo.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Vanity Fair”, 50-vjeçarja u shpreh se po e mendon seriozisht të braktisë Amerikën për të jetuar në një fshat të Italisë ose në Bali.

E çuditshme por e vërtetë duke marrë në konsideratë faktin se shumë njerëz do të ishin të gatshëm të bënin çdo gjë për të patur jetën e saj.

Mesa duket aktorja e filmit “Hustlers” është e lodhur nga karriera si aktore, kërcimtare dhe këngëtare, profesione të cilat i ka ushtruar për plot 30 vite.

“Do të doja të kisha një jetë më të thjeshtë dhe organike si për shembull të bëja xhiro me biçikletë, të shkoja të blija bukë dhe të kthehesha në shtëpi për ta ngrënë atë me reçel. Jeta në fshat do të ishte e bukur pasi do ta kaloja kohën duke pikturuar apo duke u ulur në një karrige në verandë për të shijuar ajrin e pastër dhe bukurinë e pemëve rreth shtëpizës time” -u shpreh ajo.


TË NGJASHME