HomeShowbiz

Jennifer Lopez mahnitet nga interpretimi i këngëtarit shqiptar

 

Albert Stanaj është një ndër këngëtarët më të suksesshëm shqiptar në rrafshin ndërkombëtar.

Kjo këngëtarit tonë i ka mundësuar të krijojë miqësi me shumë yje botërore duke përfshirë edhe Jennifer Lopezin dhe Jane Fondën.

Stanaj ka publikuar në llogarine e tij në Instagram një video duke performuar para shumë këngëtarëve të famshëm si Jennifer Lopez,Sia etj. Te cilat shihen teksa dëgjojnë me shumë vëmendje këngëtarin shqiptar dhe shijojnë zërin e tij të mrekullueshëm live.

“Gëzuar Krishtlindjet! Kjo ishte dhurata më e bukur! Të këndoja para këtyre legjendave! Sia është përpara meje dhe Alex me Jlo janë ulur aty para. Ndihem kaq i bekuar këto Krishtlindje!”, shkruan Stana krahas videos.

Ai më tutje ka treguar se së shpejti do ta publikojë një videokëngë të re për fansat dhe publikun e gjerë, por që nuk ka dhënë shumë detaje./telegrafi.com

https://www.instagram.com/p/Br3nyA_HMNM/?utm_source=ig_web_options_share_sheet


TË NGJASHME