HomeShowbiz

Jennifer Lopez publikon këngën e re, me vajzën e saj në klip!

Mbrëmjen e së enjtes Jennifer Lopez publikoi  klipin e këngës së saj  të re “Limitless”, e cila është kolona zanore e filmit “Second Act”.

Si gjithmonë JLo  shfaqet e mrekullueshme dhe plot energji ne çdo skenë.

Si një nga kërcimtaret shfaqet vajza e saj 10-vjeçare, Emme Maribel Muñiz, dhe kjo eshtë pjesa më interesante.

Teksti i këngës thotë:

“Jam një grua që gjëmon/ Jam një grua që thotë se dua më shumë/ Unë nuk kam limite”.

Emme është e veshur njësoj si JLo dhe lufton njësoj si ajo.

Mesa duket vogëlushja do të ndjekë hapat e së ëmës, dhe ne  habitemi me faktin kur ikën 10 vite!

Filmi “Second Act” do të dalë  nga sot në kinematë e botës. Në të, Lopez luan rolin e një gruaje që shpik një histori për të fituar një post të ngritur dhe për të nisur një kapitull të ri në jetën e saj.

 


TË NGJASHME