HomeShowbiz

Jennifer Lopez zbulon se kush ishte mashkulli që ndodhej pas saj në shtëpinë e saj

Para një muaji një foto e Jennifer Lopez bëri bujë të madhe pasi pas saj ishte një mashkull misterioz.
Komentet vërshuan nga fansat të cilët menduan se mund të ishte trajneri personal i këngëtares, David Kirsch.

Mirëpo Jennifer vendosi të flasë vetë dhe të qetësojë njerëzimin njëherë e mirë. Gjatë intervistës me Jimmy Fallon, Jennifer tha se pamja vinte nga Zoom-i!

Imagjinojeni pak skenën. Unë jam duke u ushtruar jashtë, ndërkohë që Alex po flet në Zoom. Ne s’kemi një palestër në shtëpi, por vetëm ca pesha dhe mjete të tjera dhe sigurisht pasqyrat e mia, që më duhen për provat e kërcimit. Gjithçka shihni pas meje është reflektim i tyre. Nuk e se çfarë ka qenë duke bërë, po teshtin apo po kollitet, por zotëria në fjalë po fliste me Alex-in. Ishte një djalë nga real estate që po fliste në Zoom me të“- tha Jennifer.

Tani jeni më të qetë besoj.


TË NGJASHME