HomePolitikë

Jep dorëheqjen zv.ministri i Ekonomisë, ja arsyeja

Zëvendësministri i Ekonomisë, Elton Haxhi ka dhë sot dorëheqjen.

“Nuk mund të vijoja më në atë detyrë”, pohoi për News24 Elton Haxhi.

Më herët në atë detyrë ishte Erjon Luçi, i cili u hoq nga posti, më 29 janar të këtij viti, me vendim të këshilli të ministrave.

Në tetor 2017 është emëruar Zëvendësministër i Financave dhe Ekonomise, përgjegjës për sektorin e të ardhurave fiskale, kontabilitetin, auditimin, kontrollin financiar, etj. Ai është gjithashtu drejtues i procesit të “screening” për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian për kapitujt që lidhen me tatimet, doganat, ligjin e shoqërive tregtare, kontabilitetin, auditimin dhe kontrollin financiar.


TË NGJASHME