HomeLajmi i Fundit

Jep dorëheqjen drejtoresha e ARRSH

Ka zgjatur vetëm pak ditë puna si drejtore e Autoritetit Rrugor Shqiptare për Vasilika Vjeron.

Ajo ka dhënë dorëheqje nga posti që mori rreth 10 ditë më parë. Të njëjtin fat pati edhe Sonila Qato, e cila dha dorëheqjen para ardhjes së Vjeros në këtë detyrë.

Sipas burimeve Vjero ka shkuar në zyrë vetëm një herë që prej datës 20 shtator kur u emëruar.

Autoriteti Rrugor është një nga drejtoritë ku qarkullojnë miliona euro në tendera për rrugët dhe jo vetëm.

Zonja Qato dha dorëheqjen pasi u akuzua nga një kompani private për tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë.