HomeE Jona

Jep dorëheqjen gjyqtari i Apelit

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Agim Bendo ka paraqitur kërkesën për dorëheqje pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në mbledhjen e sotme të KLGJ mes pikave të tjera në rendin e ditës do të shqyrtohet sot edhe kërkesa e gjyqtarit Agim Bendo për dorëheqje.

“Shqyrtimi i projektvendimit “Për mbarimin e statusit të magjistratit, të gjyqtarit Agim Bendo, për shkak të dorëheqjes nga detyra e gjyqtarit” i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës”- thuhet në rendin e ditës së Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Emri i tij nuk është i panjohur, pasi ka pasur në shqyrtim çështje të rëndësishme. Agim Bendo ka qenë pjesë e trupit gjykues për “21 janarin”.

Ai ka qenë gjithashtu edhe pjesë e trupit gjykues bashkë me gjyqtarin Shkelqim Miri, që u dënua, për vendimin ndaj Gentian Dodes.

Bendo ka gjykuar dosjen Hakmarrja për Drejtësi si dhe ka qene anetar i trupit gjykues ne çështjen e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.