HomeLajme

Jep dorëheqjen kreu i Autoritetit Portual Durrës

Jep dorëheqjen drejtori ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës. Agron Tare me një postim në rrjetet sociale ka njoftuar se ka hequr dorë nga drejtimi i portit.

“Dorëhiqem për të vijuar rrugëtimin tim profesionaL”, thotë Tare duke treguar edhe motivin.

POSTIMI I PLOTE

APD/ Z.Agron Tare: “Sot mbaron misioni im si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës”

“Që prej marrjes së detyrës si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, kam shërbyer më devotshmëri dhe pasion për punën, gjë që e tregojnë rezultatet e deritanishme financiare të këtij institucioni.

Dorëhiqem për të vijuar rrugëtimin tim profesional dhe duke i uruar pasardhësit/es tim/e suksese!

Nuk mund të lë pa falenderuar ata që më besuan këtë pozicion të rëndësishëm, ekipin e APD-së, bashkëpunëtorë të mi, të afërt e të largët! Ciao a tutti, belli e brutti!”, Agron Tare

#AutoritetiPortualDurres?


TË NGJASHME