HomeLajme

Jep dorëheqjen kryetarja e Gjykatës në Durrës

Kryetarja e Gjykates se Durresit, Joana Qeleshi ka dhënë sot dorëheqjen nga detyra. Gjyqtarja Qeleshi ka njoftuar dorëheqjen nga posti që e mbante prej vitit 2013.

Nuk ka ende detaje lidhur me motivin, por mësohet se ajo ka deklaruar se largohet për arsye personale.

Emri i Qeleshit nuk ështe i panjohur. Së fundi, vetëm pak pas zgjedhjeve të 30 qershorit, emri i saj u lakua në kohën kur iu dha mandati nga gjykata kryetares së re të bashkisë së Durrësit, Valbona Sakos. Gjykata e Durrësit kishte marrë një vendim për mos njohjen e mandatit të Sakos, dy ditë më pas e njëjta çështje u gjykua në të njëjtën Gjykatë ku drejtonte Qeleshi, duke i dhënë mandatin Sakos.

Gjyqtarja e Durrësit ka zgjedhur një tjetër sfidë siç është ai i sektorit privat.

Dorëheqja:

“Pavarësisht pasionit tim për profesionin e gjyqtarit, duke qenë se më është ofruar një mundësi profesionale me preferencën dhe ekspertizën time në fushën e Shoqërive Tregtare, kam vendosur të ndjek një stad të ri në karrierën time, duke iu përkushtuar sektorit privat. Mundësia që më është ofruar në këtë sektor në pozicionin e Drejtores Juridike pranë Spitalit Amerikan, paraqitet si sfidë e re profesionale për mua”. Kjo është një pjesë e dorëheqjes së Joana Qeleshi.


TË NGJASHME