HomeLajmi i Fundit

Jepet vendimi për ‘Eskobarin e Ballkanit’, ja me sa vite është dënuar

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 10 vite burg Klement Balilin, i cilësuar si Eskobari i Ballkanit. Balili përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe vendimi u dha nga trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Flora Hajrderini.

Kujtojmë që Balili akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim me grupin kriminal, fshehje të pasurisë dhe pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale.