HomeSport

Jeta përrallore e Paul Pogbas: Vilë tre milionë euroshe dhe makinat më luksoze

Ylli i “Manchester United”, Paul Pogba, tashmë është i njohur për jetën e tij super luksoze.

Mesfushori i “Djajve të Kuq” sipas tabloideve të huaja ka shpenzuar deri më tani plot 1.6 milion euro për të pasur në garazhin e tij makinat e preferuara.

Ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte vetura e tij luksoze, Lamborghini Aventador, makinë kjo që kushton hiç më pas se 271 mijë euro, më pas Ferrari 812 SuperFast, që kushton 282 mijë euro , si dhe Rolls Royce MatBlack që kap vlerën e 260 mijë eurove .

Paul Pogba

Po ashtu, Pogba zotëron edhe një aeroplan privat, me të cilin fluturon me të afërmit e tij.

Francezi u transferua te “Djajtë e Kuq” në vitin 2016 dhe gjashtë muajt e parë, qëndroi në hotel, pasi ishte në kërkim të një shtëpie perfekte.

Megjithëse në janar të vitit 2017 e bleu, vila e Pogbas në Manchester kushton mbi 2.6 milionë sterlina, duke përfshirë kështu pishinën në ambientet e brendshme, që është shumë pranë kuzhinës.

Shtëpia e Paul Pogbas

Ai gjithashtu është i lidhur prej vitesh me modelen Maria Zulay Salaues, e cila ekspozohet tejet pak në rrjetet sociale.

Kjo e fundit është e lindur në Bolivi dhe momentalisht jeton në Amerikë, gjë që lë të nënkuptohen dhe vizitat e shumta të Paul Pogbas në Shtetet e Bashkuara.

Paul Pobga dhe e dashura e tij


TË NGJASHME