HomeLajmi i Fundit

Jetimorja e palicensuar përfshihet nga flakët, vdesin 15 fëmijë

Një jetimore në Haiti u përfshi nga flakë ku të paktën 15 fëmijë raportohet se kanë vdekur. Jetimorja rezulton e palicensuar dhe drejtohet nga kisha Bible Understanding me bazë në Pensilvani.

Shkaku i zjarrit po hetohet nga policia ndërsa raportohet se në jetimore, stafi dhe fëmijët, përdornin qirinj në vend të energjisë elektrike. Gjatë natës në jetimore ishin ndezur qirinjtë pasi gjeneratori ishte prishur.

Ndërsa autoritetet po punojnë për të zhvendosur fëmijët e mbijetuar në një shtëpi tjetër.

Dy nga fëmijët në jetimore u dogjën nga flakët ndërsa 13 të tjerë vdiqën në spital nga asfiksia e thithjes së tymit.

Gjykatësja Raymonde Jean Antoine tha për agjencinë e lajmeve AFP se jetimorja nuk ishte e autorizuar të operonte që nga viti 2013.

Ajo shtoi se jetimorja nuk i plotësonte standardet themelore për të qenë e tillë.

“Fëmijët kanë jetuar aty si kafshë,”- tha Raymonde Jean Antoine.

jetimore

M.H/ GotaNews