HomeLajme

Jetoi jetën sipas rregullave të tija, këto janë disa prej fakteve më interesante për Al Pacinon

Michael Corleone i filmit “The Godfather”, Tony Montana nga ‘Scarface’, Djalli nga “The Devis’s Avocade’ dhe shumë rolet e tjera që ai ka luajtur janë bërë ikonike dhe po qëndrojnë për shumë vite si filmat më të shikuar në histori.

Ne po ju tregojmë disa nga gjërat më interesante të jetës së aktorit ikonik Al Pacino:

-Ai kaloi fëmijëri të vështirë në Bronx dhe përjetoi ligjet e ashpra të rrugës: duhanpirës dhe konsumator i drogave të lehta që nga mosha 10 vjeçare.

-Fillon karierën kur Jerry Shatzberg i ofron atij rolin e protagonistit, tregtarit të ri të drogës Bobby, në ”Panic in Needle Park”.

-Al Pacioni është aktori i parë që fitoi Oscar për ‘aktori më i mirë’ dhe u nominua për ‘aktorin më të mirë suportues’.

-Aktori ka refuzuar shpesh rolet pasi u bë i njohur. Për shembull atij iu ofrua të merrte pjesë në filmat si ‘Star Wars’, ‘Pretty Woman’, ‘Kramer vs Kramer’, ‘Die hard’ dhe ‘Taxi Driver’.

-Aktori është një fans i madh i Shekspirit. Në 1996 ai u shfaq si regjizor me filmin ‘Looking for Richard’ bazuar në pjesën teatrale ‘Richard III’ .

-Ai nuk ka qënë kurrë i martuar dhe gjatë filmave të tij nuk ka qënë asnjëherë në altar.

-Al Pacino supozohej të bënte zërin e karakterit të El Machos në filmin ‘Despicable me 2’. Por për shkak të projekteve të tjera ai u detyrua ta refuzonte.

-Aktori pëlqen jashtëzakonisht operan.

-Fëmija i tij i parë lindi kur ai sapo mbushi 50 vjeç. Ai u bë baba për herë të dytë pas 11 viteve kur erdhi në jetë fëmija i parë. Në 2001 aktorja Beverly D’Angelo solli në jetë dy binjakë.

-Al Pacino ka qënë i nominuar 18 herë për Golden Globe Awards dhe ka fituar 4 prej tyre për kategorinë ‘aktori më i mirë’.

-U nominua për Oscar për rolin më të mirë mbështetës në këtë film, por Al Pacino sfidon jurinë duke thënë se roli i tij nuk është inferior ndaj atij të Marlon Brando, që e fitoi çmimin Oscar. Rezultati?

Të dy nuk morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Që atëherë Al Pacino u bë aktori i preferuar i kineastëve amerikanë.


TË NGJASHME