HomePolitikë

JO-ja për negociatat, flet Mogherini

Federica Mogherini, shefja për politikën e Jashtme të BE, pas vendimit të BE-së, për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, shkruan se ishte një gabim historik, i cili shpresoj se mund të korrigjohet sa më shpejt.

Me një shënim në blogun e saj, postuar edhe në llogarinë në Twitter, me titull “Dy vendime të rëndësishme dhe një gabim historik”, Mogherini e nis fjalën pikërisht me vendimin e vështirë sipas saj dhëne nga Keshilli Evropian.

“Krerët e Shteteve dhe Qeveritë kanë shtyrë vendimin për hapjen e negociatave për hyrjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, përkundër përparimit të jashtëzakonshëm të bërë nga të dy vendet dhe kundër mendimit të Komisioni Evropian. Ishte shumë më tepër sesa një mundësi e humbur: është një gabim historik, i cili shpresoj se mund të korrigjohet sa më shpejt”- shkruan ajo.

Me tej, ndalet në dy vendimet e rëndësishme të marra: Këshilli mori dy vendime të rëndësishme: miratoi marrëveshjen e re me qeverinë e Londrës për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian; dhe konfirmoi vendimet që kishim marrë të hënën me ministrat e jashtëm për ndërhyrjen ushtarake të Turqisë në Siri.

Përgjigja jonë ndaj sulmit të Ankarasë ndaj kurdëve sirianë ishte e fortë dhe e bashkuar. Jo vetëm që kemi dënuar ndërhyrjen, por kemi vendosur që Shtetet Anëtare do të ndalojnë shitjen e armëve në Turqi – secila në përputhje me legjislacionin e tyre kombëtar – dhe ne kemi miratuar sanksione ekonomike në përgjigje të veprimtarive turke jashtë bregdetit të Qipros.


TË NGJASHME