HomeShowbiz

Jo një por dy projekte të reja, Ronela Hajati plot surpriza këtë Shën Valentin

Këtë Shën Valentin, në festën e të dashuruarve, shumë prej këngëtarëve shqiptarë do të shtojnë në repertorin e tyre këngë që i dedikohen pikërisht dashurisë.

Ne jemi të gjithë sy e veshë dhe po i presim me kuriozitet të madh projetet e reja, prej të cilave na ndajnë vetëm dy ditë.

Ndër këngëtarët shqiptarë që i ka gati projektet e reja është edhe Ronela Hajati.

Këngëtarja do të sjellë jo një, por dy këngë për të cilat na ka paralajmëruar se do të tërheqin goxha vëmendje.

Duke nisur që nga look-u tejet i veçantë, mund ta imagjinojmë se për ç’projekte bëhet fjalë.

Në një postim në Instagram, Ronela shpreh sipas opinionit të saj komentet që do të marrë për dy këngët e 14 shkurtit.

“Ronela ajo kenga e pare ok,ishte shume e bukur po me ate te dyten marre! Ca edukate do i jepni brezit te ri?” – Komentet e 14 shkurtit per kenget e mia ?- shkruan ajo krahas fotos, duke na e shtuar akoma më shumë kuriozitetin.

Vetëm 4 muaj më parë, këngëtarja publikoi projektin e saj të fundit, të titulluar “MVP”. Kënga është pëlqyer goxha nga publiku dhe numëron deri tani 2.3 milionë klikime në Youtube.


TË NGJASHME