HomeRajon

“Jo” për negociatat, Pendarovski: Koha për unitet politik

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut , Stevo Pendarovski në fjalimin e tij drejtuar popullit tha se fatkeqësisht pritshmërit tona nuk janë në përputhje me vendimin e Këshillit Evropian në lidhje me marrjen e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim të vendit në BE.

Pendarovski theksoi se vendi duhet të vazhdoj me reforma dhe se nuk kemi nevojë  vetëm për formalitete.  Ai shtoi se për pakënaqësitë për mos-marrjen  e datës nuk duhet të fajësohen anëtare të caktuar të Unionit dhe se është koha për unitet politik. Presidenti theksoi se të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara deri më tani duhet të vazhdojnë të zbatohen. Për ditën e diel ai konfirmoi takimin me liderët e partive më të mëdha në vend dhe tha se tashmë të gjithë liderët kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

“Jam i bindur se tani është koha për të treguar unitet rreth orientimit tonë strategjik, pavarësisht dallimeve legjitime politike për shumë çështje,” ka deklaruar kreu i Shtetit Stevo Pendarovski në fjalimin e drejtuar qytetarëve të vendit. Gjëja më e rëndësishme është që ne të riafirmojmë qëndrimet tona për integrimin evropian që nuk kanë alternativë të qëndrueshme, u shpreh Pendravoski, duke njoftuar edhe takimin me drejtuesit e partive kryesore politike të dielën.

Të dashur qytetarë, tani nuk është koha e zhgënjimit, apatisë ose përllogaritjeve për të marrë pikë të vogla politike ditore. Tani është koha për t’u ribashkuar rreth asaj që na intereson më shumë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ardhmja e jonë dhe e brezave që do të vijnë. Jam thellësisht i bindur që vetëm nëse punojmë së bashku do të kemi sukses- deklaroi Stevo Pendarovski.

Sipas presidenti anëtarësimi në NATO do të ndodhë së shpejti, ndërsa anëtarësimi në BE nuk do të jetë detyrë vetëm e një Qeverie, e një Parlamenti ose një presidenti. Pendarovski bëri të ditur se marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë duhet doemos të zbatohen me qasje korrekte nga të gjitha palët, meqë janë themel i fqinjësisë së mirë.

Jam i bindur se nëse ia duam të mirën vendit tonë qasja e vetme e drejtë duke i marrë parasysh rrethanat e reja, është të jemi edhe më të vendosur në transformimin e shoqërisë sonë. Ne nuk duhet të jemi formalisht anëtare e Bashkimit por realisht ta miratojmë sistemin e vlerave dhe t’i zbatojmë në jetën e përditshme të qytetarëve. Reformat në shumë sfera, veçanërisht funksionimin e shtetit juridik duhet doemos të vazhdojnë, përballja me krimin e organizuar dhe korrupsioni i lartë, nuk janë vetëm kusht për integrimet por janë shumë më tepër, janë domosdoshmëri për mbijetesë të një rendi të qëndrueshëm juridik. Standardet evropiane të bëhen standarde vendore- shtoi Stevo Pendarovski.

Shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov me porosi deri te Bashkimi Evropian se qytetarët duhet doemos të dinë nëse tashmë nuk ka konsensus për ardhmërinë evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Minimumin që Bashkimi Evropian ia ka rajonit është të jetë e drejtpërdrejtë me ne . nëse nuk ka konsensus për të ardhme evropiane të Ballkanit Perëndimor, nëse nuk vlen premtimi nga Samiti i Selanikut në vitin 2003, qytetarët e meritojnë ta dinë këtë”, ka shkruar Dimitrov në profilin e tij në Twitter- tha Nikolla Dimitrov- ministër i jashtëm.

Edhe zv/ kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani u prononcua në rrjetin social Facebook.

“Unë nuk kam dilema që kredibiliteti evropian jo vetëm në vend , por në tërë rajonin është i dëmtuar. Dhe kjo është normale, pasojë logjike kur një Union i ndërtuar në principe do të shkelë principin themelor dhe nuk do ta mbajë fjalën e dhënë. Por, kjo nuk duhet të na largojë nga vlerat evropiane .

Ne jemi pjesë e Evropës dhe padrejtësia e sotme nuk guxon të na largojë nga përpjekjet tona për të vazhduar me implementimin e reformave, të vazhdojmë me ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, të vazhdojmë të mirëmbajmë bashkëjetesën dhe shoqërinë multikulturore-thjeshtë, të vazhdojmë në ndërtimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut Evropiane”.


TË NGJASHME