HomeShowbiz

Jo vetëm babai, por edhe mami ka kritika ndaj Bebe Rexhës

Bebe Rexha, këngëtarja e mirënjohur botërore kohët e fudit është përfolur shumë për klipin e saj më të fundit Last Hurrah. Por edhe pse kënga u prit mirë nga fansat e saj, duket se familja Rexha nuk ka të njëjtin mendim.

Ditë më parë vetë Bebe ka treguar se babai i saj nuk e pëlqeu aspak klipin dhe e cilësoi “pornografi”, dhe për këtë arsye ai edhe nuk i ka folur për disa kohë. Por nuk ka qenë i vetmi që nuk ka pëlqyer disa gjëra në punën e saj. Këngëtarja ka zbuluar për “AOL” se dhe mamaja e saj kishte një ankesë për hitin “I’m a Mess”. Ajo “urren” që Bebe flet hapur për terapinë psikologjike dhe e tregon në pjesë të këngës:

“It’s gonna be a good, good life. That’s ëhat my therapist say.” (Do jetë një jetë e mirë, kështu thotë terapisti im). Mamaja e saj është shprehur se nuk duhet t’i lërë njerëzit të mendojnë se ajo nuk e ka rritur mirë.


TË NGJASHME