HomeSport

Jo vetëm blerje, ja futbollistët që pritet të largohen nga Real Madrid

Rikthimi i Zinedine Zidane në krye të Real Madrid, solli edhe ‘revolucion’ në ekipin spanjoll. Mirëpo nuk do të ketë vetëm blerje të bujshme, por edhe largime vërtetë të bujshme. Ndërkohë, që të gjithë flasin për blerjet e bujshme të Real, e përditshmja spanjolle “AS”, ka përpiluar një listë me futbollistët që pritet të largohen nga klubi spanjoll. Janë plot 13 lojtarë, që pritet të largohen në këtë merkato nga “los blancos”. Vlera e këtyre lojtarëve, shkon në plot 300 milionë euro. Dy lojtarët më të shtrenjtë, janë Bale dhe Isco. Kartoni i këtyre dy lojtarëve, vlerësohet rreth 80 milionë euro. Për të gjitha ekipet, Real ofron futbollistë klasi të çdo pozicioni:

Soccer Football – La Liga Santander – Real Madrid v Celta Vigo – Santiago Bernabeu, Madrid, Spain – March 16, 2019 Real Madrid’s Isco celebrates scoring their first goal REUTERS/Susana Vera

Keylor Navas-10 milion euro
Lucas Vasquez-25 milion euro
Nacho-30 milion euro
Vallejo-12 milion
Theo Hernandez-25 milion
Kovacic-40 milion
Llorente-40 milion, i shituar te Atletico Madrid
Isco-80 milion
Ceballos-35 milion
Bale-80 milion
De Tomas-25 milion
Mariano Diaz-30 milion
James Rodriguez-42 milion


TË NGJASHME