HomeShowbiz

Jo vetëm blogere, Chiara Ferragni sjell linjën e saj kozmetike

Chiara Ferragni është një prej fashionistet më të famshme kudo në botë. Këtë herë Ferragni ka bashkuar forcat me gjigandin e kozmetikës Lancome, për të sjellë një linjë të plotë produktesh bukurie.

“Kjo është një arritje shumë e madhe për mua. Koleksioni im kapsulë me Lancome, që do të shitet në të gjithë botën”, shkruajti Chiara.

Koleksioni do të përmbajë disa nga produktet e preferuara të Lancome për Chiara-n, por të risjella sipas stilit të saj. Paletat me tone sysh, highlighter-at, katër nuanca buzëkuqi si edhe një shkëlqyes. Pjesë e koleksionit do të jetë edhe rimeli i famshëm i Lancome-it, Hypnose, por në një edicion të limituar me paketimin e Chiara-s.


TË NGJASHME