HomeShowbiz

Jo vetëm juriste, Eni Çobani na zbulon një talent të fshehur

Eni Çobanin jemi mësuar ta shohim në televizion çdo të diel teksa përballet me histori të ndryshme njerëzore në rolin e juristes.

Por Eni na ka treguar se ka edhe një pasion që ajo e ka mbajtur të fshehtë në jetë.

Teksa ishte e ftuara speciale në eventin e bukurisë “Miss Shqipëria 2019”, krahas shpalljes së çmimit të madh , ajo u ngjit në skenë edhe për një tjetër “mission”. Për herë të parë, juristen e pamë nën rolin e këngëtares ku i mahniti të gjithë me zërin e saj brilant. Ajo erdhi së bashku me artisten e njohur shqiptare Irma Libohova në një bashkëpunim.

“Bashkepunim me shpirt dhe dashuri Irma libohova Enis Mullaj per mua eshte e paharrueshme”, shkruan Eni krah videos në Instagram.


TË NGJASHME