HomeShowbiz

Jo vetëm këngëtare, Dua Lipa tashmë edhe në fushën e biznesit

Dua Lipa është një ndër femrat më të suksesshme në industrinë e muzikës. Por këngëtaren me origjinë shqiptare duket se tashmë do ta shikojmë edhe si biznesmene. Përmes një postimi në instagram, ajo ka bërë me dije se ka bashkëpunuar me “Pepe Jeans” për të lançuar në treg linjën e re të xhinseve që pritet të bëhet me 3 shtator.

Më në fund mund t’ju tregoj se kam bashkëpunuar me “Pepe Jeans” për të krijuar koleksionin Dua Lipa x Pepe Jeans për ju! Unë kam dashur të mësoj për dizajnimin si një mënyrë tjetër për të shprehur veten, sepse unë jam gjithmonë duke imagjinuar rrobat që dua të vesh dhe tani po e vë atë në veprim !!

U frymëzova nga vitet ’90 dhe ’00 në Londër, duke shtuar ndikimet e tanishme, për të ndihmuar në krijimin e rrobave moderne, të veshura dhe të përballueshme- diçka që më përfaqëson mua dhe dëgjuesit e mi. Kam bërë këtë koleksion me ju të gjithë në mendje”, ka shkruar këngëtarja.


TË NGJASHME