HomeShowbiz

Jo vetëm koleksion makinash, ja fiksimi i radhës i Cardi B

Ditën e sotme reperja e njohur Cardi B publikoi në Instagram koleksionin e saj të makinave.

Në shtëpinë e saj ajo kishte 24 makina super luksoze me vlerë marramendëse.

Cardi u shpreh se nuk di t’i japë makinës dhe për këtë detyrohet që gjithmonë të mbajë një shofer me vete.

Cardi ka vendosur të ndajë me ndjekësit të gjithë fiksimet e saj dhe pak më parë ka zbuluar edhe qentë që mban në shtëpi.

Në video dallohen pesë të tillë dhe duket se ata jetojnë me gjithë të mirat në shtëpinë gjigante të Cardi-t.

Sigurisht që reperja është shumë e zënë me koncerte dhe angazhime profesionale por në një ditë si kjo e sotmja ajo u kushton vëmendje maksimale.


TË NGJASHME