HomeShowbiz

Jo vetëm muzikë, reperi shqiptar krijon linjën e tij të veshjeve

Gashi, është një prej artistëve më të rinj me origjinë shqiptare që na ka bërë krenar gjatë këtij viti me shpërthimin e tij jashtë Shqipërisë dhe duke treguar gjithmonë origjinën e tij. Këngët e tij numërojnë miliona klikime në You Tube, kurse Gashi së fundmi ka arritur shifrën e 1 milionë ndjekësve në Instagram.

Së fundmi, reperi ka lajmëruar ndjekësit në Instagram se shumë shpejt do të sjellë në treg linjën e tij të veshjeve, që do t’i përshtatet të gjithë personave me masë trupore sa të tijën, pasi edhe ai vetë nuk ndihej rehat kur provonte gjithmonë rroba që s’i bënin.

“Në fillim të 2020-es, do të bashkëpunoj me një kompani për të nxjerrë linjën time të re “Gashi”. Dua të fokusohem tek dizenjimi i rrobave për njerëzit si unë, të cilët janë paksa “masë e madhe”. Dua që njerëzit të ndjejnë vetëbesim dhe rehati. Jam lodhur nga gjithçka që nuk më bën gjatë photoshoot-eve të mia dhe jam ndjerë si m*t, kështu që do të filloj të bëj një ndryshim duke nisur nga vetja ime.”- shkruan reperi krahas postimit i cili ka marrë mbështetjen e madhe të fansave.

Kujtojmë se vetëm një muaj më parë, reperi publikoi këngën e tij më të re, të titulluar “Roses”, e cila deri tashmë ka arritur 1 milionë klikime në Youtube.


TË NGJASHME