HomeShowbiz

Jo vetëm në muzikë, Tayna arrin suksesin e radhës

Reperja e njohur Tayna është kthyer në një kohë fare të shkurtër në një ndër femrat më të dashura të publikut shqiptar, por jo vetëm. Reperja ka thyer çdo rekord në industrinë e muzikës në fare pak kohë.

Por duket se suksese për Taynën nuk ka vetëm në muzikë. Reperja ka publikuar një foto nga diplomimi i saj, ku shfaqet me veshjen që i takon ceremonisë në fjalë dhe diplomën në dorë. “Moment krenarie dhe lumturie”, shkruan bukuroshja krahas fotos, duke zbuluar kështu se është diplomuar dhe ky fakt e bën shumë të lumtur.

Megjithëse është shumë aktive me koncerte dhe projekte muzikore, Tayna duket se ka gjetur mënyrën për të realizuar çdo dëshirë të saj edhe përtej muzikës. Komentet dhe urimet drejtuar reperes kanë qenë të shumta, nga miq, kolegë dhe fansa.


TË NGJASHME