HomeShowbiz

Jo vetëm repere, Cardi B tashmë me një tjetër profesion

Cardi B është një ndër reperet më të suksesshme dhe e adhuruar për të gjithë publikun anë e mbanë botës.

Pas suksesit të padiskutueshëm në muzikë, Cardi B ka vendosur të eksperimentojë edhe në aktrim.

Ajo do të jetë pjesë e filmit “Hustlers” dhe detajet për rolin e saj kanë filluar të dalin në dritë.

Një koleg i saj ka dhënë një intervistë për revistën “Cosmopolitan” duke u shprehur se reperes i është dashur të bëjë vetëm një ditë xhirime, që do të thotë se mund të jetë vetëm në një ose në dy skena të filmit.

Nga angazhimet e shumta që këngëtarja ka me koncertet e saj nuk ka mundur që të përfshihej më shumë.

Megjithatë meqë është e re në këtë fushë, Cardi duhet të jetë e kënaqur edhe me kaq.

Së fundmi karriera e saj muzikore ka kapur majat dhe Cardi është ndër këngëtaret më të pëlqyera.


TË NGJASHME