HomeShowbiz

Joaquin Phoenix ka siguruar një tjetër rol pas suksesit të filmit “The Joker”

Janë zbuluar detaje të reja nga filmi i ardhshëm i Joaquin Phonenix dhe duket sikur aktori mund ta gjejë veten përsëri në garë për një Oscar tjetër vitin e ardhshëm.
Sipas informacioneve të publikura nga Deadline, Phoenix luan “një artist i cili duhet të kujdeset për nipin e tij i cili është me zhvillim të parakohshëm dhe që të dy krijojnë një lidhje shumë të fortë me njëri-tjetrin gjatë një udhëtimi përmes vendit” në filmin e ri të shkrimtarit dhe regjisorit Mike Mills nga kompania 20th Century Women.

Filmi i cili akoma nuk ka një titull thuhet se do prekë temën e sëmundjeve mendore pasi në film babai i djalit “vuan nga çrregullimi bipolar”. Në Oscars 2017 Mills ishte i nominuar në kategorinë “Best original screenplay”.

Aktori britanik Woody Norman do të lujë rolin e nipit të Phoenix.


TË NGJASHME