HomeSport

John Stones ndahet nga e fejuara dhe i pushon të gjithë familjen nga puna

Merr fund pas nëntë vitesh historia e dashurisë ndërmjet mbrojtësit të Manchester City, John Stones, dhe të fejuarës së tij, Millie Savage, ku çifti ka edhe një vajzë 18 muajshe.

Marrëdhënia e futbollistit me modelen përfundoi në muajin dhjetor dhe duket se do të ketë më shumë pasoja pikërisht për familjen e modeles, pasi Stones tashmë ka pushuar nga puna prindërit dhe vëllain e ish-të dashurës së tij.

Të tre familjarët paguheshin nga futbollisti nga 2 mijë sterlina secili, ku vëllai i Milliet punonte si shofer personal i lojtarit 24-vjeçar. Tashmë pjesëtarët e familjes Savage duhet të kërkojnë punë të re, pasi në llogarinë e tyre do të kenë 6 mijë paund më pak të ardhura në muaj.


TË NGJASHME