HomeShowbiz

Johnny Depp po i zbehen angazhimet në Hollywood

Angazhimi Johnny Depp në vazhdim e dytë të filmit”Fantastc Beasts” ka shkaktuar polemika pasi që po akuzohet për dhunën në familje.

Aktori Ezra Miller ka komentuar përfshirjen e aktorit në këtë projekt, duke pretenduar se asnjë nga aktorët nuk ishte konsultuar për vendimin.

Johnny Depp luan Gellert Grindelwald në vazhdimin e filmit të ri, “Fantastic Beasts And Where To Find Them: The Crimes Of Grindelwald” ka ngjallur kritika të mëdha pas akuzave të ish-bashkëshortes, Amber Heard.

Depp i ka mohuar akuzat, por rasti u vendos të heshtet pasi tërhoqi padinë bukuroshja Heard.

Miller, i cili në film luan rolin e Kridensit foli në një intervistë të fundit rreth vendimi të JK Rowling për t’ia dhënë rolin kryesor Johnnyt.

“Jo, asnjëri prej nesh nuk është konsultuar. Asnjëri nga ne nuk e dinte se Johnny Depp do të jetë pjesë e filmit të ri”, tha Miller.

Theksojmë se premiera e filmit është mbajtur dy ditë më parë gjersa aktori ka thënë se shpreson që të paraqitet edhe në vazhdimin e tretë.


TË NGJASHME