HomePolitikë

Johnson, mund të kërkojë një shtyrje të mundshme të Brexit

Kryeministri britanik, Boris Johnson, pranoi se mund t’i dërgojë një letër Bashkimit Evropian për të kërkuar një shtyrje të Brexit, nëse nuk arrihet një marrëveshje me unionin, njoftoi agjencia Press Association.

PA citon për deklaratën e mësipërme dokumente të gjykatës.

Kryeministri britanik, Boris Johnson mblodhi dje qeverinë e tij për të koordinuar lëvizjet e radhës, pas prezantimit të propozimeve për një marrëveshje të divorcit me BE dhe për të garantuar një kufi të hapur post Brexit mes Irlandës së Veriut dhe Irlandës.


TË NGJASHME