HomeModa

Jona Spahiu ju tregon çfarë të vishni në ditët e ftohta të dimrit

Jona Spahiu është distancuar nga ekrani që prej ardhjes në jetë të djalit të saj Raiden, por vazhdon të ndiqet dhe të jetë pranë fansave nëpërmjet ‘Instagram-it’. Megjithëse qëllimi i ditës është kujdesi për të voglin e familjes, moderatorja e njohur duket se gjen edhe kohë për veten.

Shpesh ndan me ndjekësit në ‘Instagram’ foto ku shfaqet e veshur bukur, me stilin e saj dhe sigurisht duke ndjekur disa nga trendet e fundit të modës. Jona në këto ditë dimri ka zgjedhur mënyrat perfekte për të qëndruar ngrohtë, por edhe për t’u dukur bukur.

Herë me pallto ose pellush, ndërsa në të tjera raste me bluza të thurura dhe të trasha, moderatorja duket shumë ‘trendy’, pasi nuk ka gabuar në kombinime.

Në shumicën e rasteve ‘look-u’ i saj është i thjeshtë dhe shumë i përshtatshëm për përditshmërinë, apo për statusin e ri si nënë. Mbase mes kombinimeve të saj janë idetë që ju duhen edhe juve, për t’u dukur bukur, por edhe për të ndjerë të ngrohtin në këto ditë të ftohta.


TË NGJASHME