HomeShowbiz

Jonida Maliqi kthehet në Shqipëri, pritet me surpriza në shtëpi

Rrugëtimit të bukur të “Eurovision-it” i erdhi fundi dhe Jonida Maliqi është kthyer sërish në Shqipëri. Për kthimin në shtëpi ajo u shoqërua nga njerëzit e saj të afërt, të cilët ju gjendën pranë edhe në finalen e festivalit europian. Përveç kësaj ata kishin përgatitur edhe një surprizë të bukur në shtëpi për Jonidën. Duke qenë se pjesëmarrja e këngëtares shqiptare në “Eurovision” rezultoi e suksesshme, të afërmit e saj i kishin bërë një dhuratë speciale. Jonida publikoi një video, në të cilën shihej se në një cep të shtëpisë kishte një buqetë me trëndafila të kuq dhe tullumbace.

E surprizuar dhe e kënaqur, Jonida ka shkruar: “Kur të presin me dashuri në shtëpi”. Artistja shqiptare arriti të kalonte në natën finale të “Eurovision” dhe u rendit e 18-ta në 26-të vendet konkurruese. Jonida Maliqi përfaqësoi Shqipërinë me këngën “Ktheju Tokës” dhe u vlerësua shumë nga fansat e festivalit për vokalin dhe paraqitjen skenike.


TË NGJASHME