HomeShowbiz

Jonida Maliqi renditet e dyta në sondazh pas performancës në Amsterdam

Dy ditë më parë Jonoda Maliqi dhuroi një performancë emocionuese për publikun europian në koncertin “Eurovision in Concert”. Këngëtarja, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në ‘Eurovision’, rrëmbeu duartrokitje të shumta pas performancës së saj ‘live’ me këngën “Ktheju Tokës” në Amsterdam.

“Eurovision in Concert” konsiderohet si një nga eventet më të rëndësishëm, sepse aty të gjithë konkurrentët prezantohen përpara një publiku të gjerë, i cili njihet me potencialin vokal të këngëtarëve. Siç duket deri tani nga sondazhet, performanca e Jonidës është pëlqyer shumë dhe ajo rezulton e renditur në vendin e dytë. ‘Website’ i cili i dedikohet plotësisht ‘Eurovision-it’, ‘WiwiBlogs,’ ka hapur një sondazh për të votuar performancën më të mirë nga ‘Eurovision in Concert’ dhe Jonida renditet në vendin e dytë, pas Duncan Laurence, përfaqësuesi i Holandës.


TË NGJASHME