HomeShowbiz

Jonida Vokshi flet për herë të parë rreth shtatzënisë!

Jonida Vokshi, vendosi më në fund të flasë rreth shtatzënisë dhe e bëri këtë gjatë Top Talent. Moderatorja, e cila është një prej anëtareve të jurisë, refuzoi ta konfirmonte publikisht deri më dje, ku pohoi se në juri nuk janë katër, por pesë veta!

E pyetur nga Ori Nebijaj se si është të gjykosh konkurrentët veti i dytë, Vokshi u shpreh:

“Këtë edicion të Top Talent u mendua që të kishte katër persona, pa e ditur që do ishim pesë, sepse unë ndërkohë sa e kisha marrë vesh lajmin. Jemi pesë. Nëse mua do të më lejohet ta shfrytëzoj herë pas here kur të jemi dy me dy me vota…”

Jonida, zbuloi gjithashtu se pritja e ëmbël e ka bërë edhe më të ndjeshme se më parë. Muajin e kaluar, e ftuar në Wake Up, e pyetur “se si po shkon shtatzënia’, Vokshi tha duke qeshur “Cila shtatzëni?”. Ndoshta momenti i duhur ishte ky! 

Jonida Vokshi flet për herë të parë rreth

Jonida dhe partneri i saj Besnik Krapi u martuan në shtator të 2019-s, në një ceremoni të madhështore.


TË NGJASHME