Aktualitet Lajme Politikë

Jordan Daci: Loja në Komisionin e Venecias për …

Juristi Jordan Daci thotë se draft-opinioni i Komisionit të venecias, nuk është as mish as peshk. Në emisionin Opinion, ai tha se “loja” me Komisionin e Venecias nisi keq.

“Opinioni filloi keq, mazhoranca i bëri kërkesë Venecias që Gjykata Kushtetuese të mos e bënte kërkesën vetë. Gjykata Kushtetuese do bënte pyetje krejt të tjera. Dhe ky Opinion po përdoret për lavazh politik”, tha juristi.

Sipas tij ky draft-opinioni është kontradiktor, “sepse thotë nuk lejohet ta shtyjë zgjedhjet Presidenti, por që lejohet në gjendje të jashtëzakonshme”.

“Për shembull, në Zi Kombëtare nuk mund të mbash zgjedhje. Kjo nuk është një gjendje e jashtëzakonshme. Unë prisja një opinion më të ngarkuar me analizë juridike, problemi është për shkak të pyetjeve që u bënë. Ky draft opinion nuk është as mish as peshk.  Ministri i Brendshëm  në dallim nga presidenti, ministri i ka thënë ishte situatë e menaxhueshme”, tha juristi Jordan Daci.

Komisioni i Venecias vlerësoi se Presidenti Ilir Meta ka vepruar në tejkalim të kompetencave të veta kushtetuese, ndërsa vendosi të anulojë 30 Qershorin si datë të zgjedhjeve vendore.

Në draft opinionin e tij, Komisioni megjithatë vëren se sipas tij, nuk janë kushtet për të vërtetuar një shkelje serioze që do të çonte në shkarkimin e tij.

Në përfundimet e tyre, pasi kanë analizuar me detaje të gjithë rastin, ekspertët e Komisionit theksojnë se “në mungesë të një dispozite ligjore, Presidenti mund të anulojë zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, vetëm në një situatë e cila plotëson kriteret për marrjen e masave të jashtëzakonshme”. Por sipas tyre “edhe atëherë Presidentit i duhet një bazë ligjore specifike për të shtyrë zgjedhjet”./ Opinion.al

Related posts

Pse nuk duhet të flini me telefonin pranë vetes

Katalina

Torturat dhe vrasjet në Venezuelë, OKB nis hetimet

Mila

Droni kundër Kosovës, Sokol Kushta ka një mesazh epik për çekët

Mila
Na Kontaktoni!