HomeShowbiz

Jordyn Woods ka dy fjalë për mikeshën e saj Kylie

Jordyn Woods ka qenë në qendër të vëmendjes kohëve të fundit pas skandalit të tradhtisë me ish-partnerin e Khloe Kardashian. Edhe pse ka kaluar pak kohë që nga koha kur kjo ngjarje ndodhi, Woods nuk ka komunikuar me mikeshën e saj Kylie Jenner.

Por së fundmi në rrjetet sociale po qarkullon një video, në të cilën shfaqet Woods së bashku me një fans, dhe nuk kishtE si të mos shpëtonte pa u pyetur për raportin e saj me Kylie-n.
Fansi i cili donte të bënte foto e video me të, gjatë asaj kohe ai “e intervistoi” dhe e bëri videon e saj virale në të gjithë botën.

-A ka ndonjë shans që gjërat mes teje dhe Kylie të funksionojnë sërish?
-Unë kam dashuri për çdo njëri, gjithmonë,- iu përgjigj ajo.
-A ke dashuri për Kylien?
-Gjithmonë!

Kujtojmë se Kylie dhe Jordyn nuk janë më mikesha të ngushta, pasi kjo e fundit puthi Tristan Thompson në një festë. Ndoshta ka një shpresë se miqësia e ngushtë mes vajzave do të rikthehet sërish siç ka qenë.


TË NGJASHME