HomeSport

Jose Mourinho shfaqet në këngën e reperit të famshëm

Reperi i njohur britanik Stormzy, i cili ishte edhe në Tiranë këtë verë, ka publikuar dje videoklipin e tij të shumëpritur nën titull ‘Mel Made Me Do It’, dhe përmban një skenë që do t’i lumturojë shumë fansa të futbollit në të gjithë botën: Jose Mourinhon!

Në gjysmë të produksionit 10 minutësh, Stormzy heq rreshtin “Preferoj të mos flas sikur jam Jose” dhe e ndjek atë me audio të vërtetë nga një konferencë shtypi e Jose Mourinhos: “Preferoj të mos flas, nëse flas, jam në telashe”.

Kamera futet në një dhomë ku shifet Stormzy me Mourinhon që qëndron anash. Ndërsa kamera afrohet, të dy vendosin gishtat tregues në gojë, duke treguar gjestin për të heshtur.

Ndër surprizat e tjera në video është Usain Bolt, mbajtësi aktual i rekordeve botërore në vrapim. Në rreshtin e hapjes së këngës thuhet: “Kam qenë GOAT për kaq kohë, mendoj se nuk është emocionuese kur fitoj”. Që të kujton Mourinhon dhe gjendjen shpirtërore të Bolt kur ishin në kulmin e tyre. Duke parë pas, ka të ngjarë që kjo ishte arsyeja pse Stormzy vendosi t’i shfaqte ata në videon e ‘Mel Made Me Do It’.

Usain Bolt është pa dyshim sprinteri më i madh i të gjitha kohërave, duke i mbajtur ende rekordet e tij botërore. Stormzy konsiderohet si reperi më i mirë Grime i të gjitha kohërave, duke siguruar albumin e parë në këtë zhanër në krye të top listave në Mbretërinë e Bashkuar. Ndërkohë, Jose Mourinho nuk është në formën e tij më të mirë për momentin, por ai u emërua trajneri më i mirë në botë i shekullit të 21- të nga Federata prestigjioze Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).


TË NGJASHME