HomeSociale

“Ju marr për dyshekët…”/ Kush ju bezdis në cel për t’u shitur diçka do të gjobitet deri në 20 mld lekë

Është gati e pamundur që çdo shqiptar të mos ketë marrë së paku një telefonatë nga kompani që shesin dyshekë, elektroshtëpiake ose pajisje të tjera. Shpeshherë këto telefonata bëhen të bezdisshme për shumë persona.

Kështu që për të shmangur bezdisjet dhe shqetësimet e tilla do të krijohet një regjistër kombëtar nën menaxhimin e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave. Në këtë regjistër çdo qytetar mund të regjistrojë emrin e tij si një ‘kontratë’ që nuk do të shqetësohet nga kompanitë e marketingut.

E nëse pas këtij regjistrimi ju merrni sërish një telefonatë nga agjentët e shitjeve, atëherë kompania mund të gjobítet deri në 20 miliardë lekë.

/GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME