HomeLajme

Ju mund të keni humbur para mirëpo ky person ka humbur 30 bilion dollarë gjatë pandemisë

Disa mund të kenë humbur punën, rrogën mujore mirëpo pasuria e njeriut më të pasur në botë është në krizë.

Njeriu më i pasur në botë Bernard Avenue Montaigne ka pasur humbje me mbi 30 bilionë dollarë duke humbur para më shumë se çdo person tjetër në botë.

Në moshën 71-vjeçare, miliarderi tregon se ka jetuar nëpër disa kriza, por asnjëra si kjo, që ka goditur në mënyrë të pamëshirshme gjithë “armatën” e 70 markave luksoze në kompaninë e tij nga Dior deri tek Fendi.

Shumica e butikëve të modës së Arnault në mbarë botën janë mbyllur prej më shumë se një muaji, duke çuar në miliarda të ardhura të humbura. Krijuesi i një të pestës së shampanjës në botë po shet shumë më pak për shkak të festave dhe koncerteve të anuluara, si edhe klubet e natës dhe restorantet e mbyllura.

Dyqanet, përfshirë shumicën e vendndodhjeve të Sephoras, Dior dhe Louis Vuitton, do të rihapen, si dhe dyqani i Bon Marche.

Bota do i rikthehet normalitetit mirëpo me hapa të ngadaltë e kështu dhe ekonomia do rritet gradualisht…


TË NGJASHME