HomeSociale

Ju mundon era e keqe e gojës? Me siguri keni harruar një gjë!

Problem me të cilin secili nga ne është ballafaquar së paku disa herë në jetë, me vetveten, apo me takimet e përditshme me njerëz të tjerë është era e keqe e gojës.

Era e pakëndshme nga goja, me termin mjekësor quhet halitozë.

Në shumicën e rasteve është rezultat i higjienës së keqe të gojës dhe gavrës së gojës, mirëpo mund të jetë shenjë edhe e disa problemeve të tjera shëndetësore.

Bakteret e këqija, posaçërisht Helicobacter Pylori, janë ndër shkaktarët kryesorë të erës së keqe.

H. Pylori kryesisht jeton në gjuhë, prandaj çdo ditë kur i lani dhëmbët, brushën kalojeni edhe mbi gjuhë.

Duke pasur parasysh që bakteret gufojnë në gojë të thatë, këshillë tjetër për erën e keqe është pirja e sa më shumë lëngjeve.

Ndihma e parë më e mirë kundër erës së keqe është çamçakëzi. Por edhe çamçakëzët duhet t’i pëzgjedhim sepse ata të cilët përmbajnë sheqer nuk do t’ju ndihmojnë, prandaj duhet pasur kujdes t’i blini ata pa shtesa sheqeri.


TË NGJASHME