HomeShëndeti

Ju prezantojmë dietën e dopaminës! Ju bën të lumtur dhe humbni peshë njëkohësisht

Kjo dietë është krijuar nga kuzhinieri britanik Tom Kerridge dhe quhet edhe dieta e lumturisë sepse ju bën të humbni peshë dhe ju bën më të gëzuar pa ndikuar negativisht në gjendjen tuaj emocionale.

Kjo është një dietë e bazuar në ushqime që premtojnë për të rritur nivelet e dopaminës, që është edhe hormoni i lumturisë. Kufizimet në tryezë tentojnë të na bëjnë të trishtuar dhe kjo rrezikon që shpesh të bini në një gjendje emocionale negative dhe të dëmshme.

Dopamina është një neurotransmetues i prodhuar nga truri që lidhet ngushtë me sferën e kënaqësisë dhe mekanizmin e shpërblimit. Çdo gjë që na kënaq rrit nivelet e dopaminës dhe sigurisht që edhe ushqimi përfshihet.

Dieta dopaminës bazohet në një skemë diete që integron ushqime që stimulojnë prodhimin e këtij hormoni. Kjo dietë nuk është aspak e dëshpëruar, siç ndodh zakonisht, përkundrazi njeriu është me dëshirë të fortë, duke u përballur me ditët me entuziazëm dhe energji.

Ushqimet në të cilat bazohet kjo dietë janë të ulëta në kalori, por shumë të shijshme dhe të kënaqshme.

-Produktet e qumështit (djathë, gjizë, kos dhe krem edhe në sasi të vogla); peshku i yndyrshëm si salmoni, skumbri dhe sardelet (të dobishme sepse janë të pasura me Omega 3 dhe Vitamina D); mish pule, viçi dhe gjeldeti dhe pastaj vezët.

-Perimet me karbohidrate të ulëta dhe të sezonit.

-Edhe frutat e freskëta duhet të konsumohen absolutisht, sidomos mollë, banane dhe rrush i zi.

-Nga bajamet tek arrat, të gjitha fruta e thata janë të mirëpritura pasi përmbajnë yndyra të mira.

-Gjithashtu edhe erëzat pikante si piper djegës nxit çlirimin e endorfinës në tru, duke i dhënë trupit një ndjenjë të mirëqenies dhe lumturisë.

-Çaji jeshil i pasur me antioksidantë dhe të aftë për të zvogëluar absorbimin e yndyrës.


TË NGJASHME