HomeTeknologji

Ju prezantojmë me superjahtin në formën e një gaforreje, ja sa pritet të kushtojë (FOTO)

Projektuesi italian Pierpaolo Lazzarini prezanton një tjetër risi ujore të quajtur “Pagurus’ ose ‘Crabmaran’, i formuar si një katamaran amfib, anija e sapo projektuar përdor energjinë diellore për të bërë rrugën e saj përmes ujit dhe tokës.

Jahti ka 6 dhoma gjumi, panele diellore në dy anët e katamaranit dhe një hapësirë për të transportuar edhe një automjet.

I quajtur “Pagarus”, ky mjet lundrues pritet të kushtojë rreth 22 milionë euro. Ai do të ketë një gjatësi 25 metra dhe një shpejtësi 28 milje në orë.

Ky jaht mund të mbajë 8 pasagjerë dhe 4 anëtarët e ekuipazhit. Studioja italiane e përshkruan realizimin e saj si të frymëzuar nga natyra.


TË NGJASHME