HomeShowbiz

Ju prezantojmë me yjet e Hollywood-it që nuk rrinë dot pa u zhveshur në filma (FOTO)

Kërkuesit britanikë kanë analizuar një seri filmash të Hollywood për të parë se cilat aktore preferojnë të zhvishen në të brendshmet e tyre duke treguar sa më shumë mish para kamerave.

Janë shumë aktore të suksesshme që nuk e kanë problem të zhveshurin por disa prej tyre spikasin pasi nuk humbasin asnjë rast për ta bërë.

Kërkuesit e rrjetit ‘Bingo Sites’ ndoqën rreth 27 orë filma me sekuenca lakuriqësie, duke studiuar aktore të reja e me të vjetra, që nga Margot Robbie te Megan Fox.

Ata zbuluan se 30 vjeçarja Robbie ishte xhiruar në të brendshmet e saj në më shumë se gjysmën e filmave ku kishte luajtur.

Që prej personazhit Harley Quinn deri te shtëpiakia seksi e filmit “Ujku i Wall Street”, ajo është shfaqur për një total prej 4 minutash totalisht e zhveshur në ekran.

Megan Fox gjithashtu njihet për paraqitjet e saj sensuale e provokuese, teksa fitoi famën me serialin “Transformers”, ku ajo luante vajzën e prapë, hajdute makinash Mikaela Banes.

Aktorja 23-vjeçare është shfaqur me të brendshme në rreth 50 për qind të filmave ku ka luajtur.

Pas tyre duket se vjen akorja Joey King e cila është zhveshur shumë herë në të brendshme, por një nga rastet më të sikletshme duhet të jetë kur ajo u detyrua ta bëjë para të ish-të dashurit të saj Jacob Elordi, teksa luante me të në filmin ‘Kissing Booth’.

Aktorja ka thënë se skenat e filmit të rrjetit Netflix me ish-të dashurin ishin “të rënda” e “të vështira”.

Pas Joey me shifrën 50 për qind është ylli i Hollywood, Jennifer Love Hewitt.

41-vjeçarja mbahet mend kur ka thënë më parë se gjokset e saj të famshme vlejnë 4 milionë dollarë, teksa shfaqet e zhveshur në më shumë se gjysmën e filmave të saj.

Duke zbritur më poshtë në listë me 36 të kohës së zhveshur në ekran, është aktorja 34-vjeçare Alexandra.

Bukuroshja është zhveshur tërësisht në filmin e ri ‘Lost Girls & Love Hotels’, ku ajo luan rolin e një mësueseje anglishteje në Tokio.

Ajo ka dhënë gjithashtu një paraqitje joshëse me aktorin Zac Efron në filmin e vitit 2017, Baywatch.

Galeria e meposhtme ilustron zbulimet …

Margot Robbie zhvishet teksa luan rolin e Harley Quinn ne filmin e 2016, Suicide Squad

Megan Fox ne te brendshme te zeza ne serialin e 2008, ‘How to Lose Friends and Alienate People’

Kur nuk eshte ne ekran Megan Fox eshte ne revista ..

Joey King ne serilian The Kissing Booth

Jennifer Love Hewitt ne filmin e 2001 Heartbreakers

Alexandra Daddario ne serialin e fundit amerikan Lost Girls & Love Hotels

55-vjeçarja britanike Elizabeth Hurley ka dekada qe tregon asetet ne ekran

Elle Fanning ne serialin “The Great

Cameron Diaz ne filmin ‘Sex Tape’


TË NGJASHME